Familjarët u ankuan se nuk morën trupin e të ndjerit, reagon Prokuroria e Sarandës
Prokuroria e Sarandës ka reaguar në lidhje me ankesat e shfaqura në media nga familjarët e një 64-vjeçari i cili u gjet i pajetë në një depo të vjetër në këtë qytet.
Prokuroria sqaron se, pas njoftimit nga Policia për gjetjen e një kufome, ekspertët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet hetimore, ndërsa është urdhëruar edhe ekspertimi mjeko-ligjor.
Trupi i viktimës iu dorëzua morgut të Sarandës, nga ku do të transportohej drejt Tiranës, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Në njoftim, Prokuroria thotë se është informuar se Spitali i Sarandës ka marrë masat dhe ka transportuar, po më datë 18.07.2025, kufomën e shtetasit I. R., pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Kujtojmë që ankesat e familjarëve të viktimës, gjatë ditës së djeshme, ishin se nuk po u jepej trupi i të ndjerit për të kryer ceremoninë mortore dhe kërkonin që ai t’u dorëzohej sa më parë.
Njoftimi i Prokurorisë së Sarandës
“Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr. 4, Sarandë, në një depo të vjetër, ishte gjetur kufoma e shtetasit I. R..
Nga ana e Policisë Gjyqësore u kryen veprimet hetimore si: këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, marrja e deklarimeve të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, përfshirë edhe ekspertimin mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Kufoma u dorëzua në morgun e Spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.
Në vijim, jemi informuar se Spitali i Sarandës ka marrë masat dhe ka transportuar, po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kufomën e shtetasit I. R”. thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë