Puthja e emigrantëve shqiptarë që ka pushtuar mediat, gazetari sjell foton e rrallë

13 Mars 2023 | 09:56

Një tragjedia ndodhi në fund të shkurtit në Itali ku një anije me 180 emigrantë u përmbys.

Të paktën 43 trupa u gjetën në bregdetin jugor të Italisë ndërkohe qe raportohej për 59 persona që kishin humbur jetën në këtë tragjedi. Midis viktimave kishte shumë gra dhe fëmijë.

Roja bregdetare raportoi se 80 të mbijetuar ishin gjetur, disa prej tyre arritën në breg me përpjekjet e tyre. Por kjo nuk është e vetmja tragjedi. Thuajse çdo vit raportohet për ngjarje të tilla ndërsa fluksi i emigranteve drejt Italisë dhe jo vetëm vazhdon të jetë i madh. Kjo në fakt risjell në vëmendje eksodin e dhimbshëm shqiptar dhe tragjeditë që pasuan atë.

Gazetari Arber Agalliu ka risjellë në vëmendje eksodin shqiptare përmes disa fotove tejet të veçanta.

Një nga fotot është puthja e një çifti shqiptar, e shkrepur nga një reporter francez.

“Është një foto shumë e veçantë, se nuk është e eksodit fillestar. Është shkrepur nga një reporter francez. Diçitura është “shqiptarët në Brindisi’, por me shumë mundësi i referohet atyre rreth 4 mijë shqiptarë që në fillim të viteve ‘90 kanë kërkuar strehim në ambasada”, tregoi gazetari.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026