Fatjon Softa: Vrasësi i Nikulaj nuk është profesionist, ja arsyeja kryesore
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, analizoi në Euornews Albania vrasjen mafioze të biznesmenit në Shëngjijn, Ardian Nikulaj.
Softa tha se nga të dhënat parparake, vrasësi nuk mund të jetë kurrësesi profesionist, pasi nga 7 të shtëna në një distancë 1 metër, vetëm dy prekën në trup viktimën.
“Nga pamjet që shikojmë në mënyrën e ekzekutimit shikojmë që është një person gjakfrohtë, që ndoshta është marrë me vrasje të tjera. Por mungesa e profesionalizmit shihet tek mungesa e dorezës, mënyra si ai bën ekzekutimin, mungesa e precizionit. Mendoni që në një distancë 1 metër, se aq afër është afruar, nga 6 fishekë apo 7 fushekë, vetëm dy kanë prekur viktimën, të tjerët kanë përfunduar në xham. Kjo tregon që nuk është një profesionist i mirëfilltë. Të gjitha këto gabime mund të ndihmojnë grupin hetimor drejt krijimit të një identiteti të një personi të mundshëm. Kjo nëse dorezën që preku vrasësi pa dorezë, nuk e kanë prekur persona të tjerë dhe nëse vendi ngjarjes nuk është zhuritur, pasi nga pamjet pamë që brenda shiritit të krimit kishte persona jo me uniformat e policisë”, tha Softa.
LEXO GJITHASHTU:
- “Skuterin e futi në ‘Defender’ në Kukël”- Çfarë kapën kamerat nga largimi i vrasësit
- VIDEO| Momenti kur vrasësi i Ardian Nikulaj largohet me “Defender” me targa angleze
- “Nuk do të kthehem kurrë këtu”- Dyshimet mbi anglezin dhe roli në vrasjen e Nikulaj
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona