Fatos Çoçoli: Pse është e rëndësishme që të kemi Lekun e fortë dhe Euron e dobët
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për rënien e euros. Ai tha se rënia e euros, e ndihmon monedhën vendase.
Çoçoli shpjegoi se duke qenë se pjesa dërrmuese e popullsisë paguhet me Lek, atëherë rënia e euros, është lajm i mirë, për të gjithë ata që kanë marrë kredi në Euro ndërsa për paguhen në lekë. Megjithatë ai tha se kjo rënie mund të dëmtojë eksportuesit tanë.
“Në çdo rast kur një vend ka një monedhë të tillë kombëtare dhe i ka eksportet 1/3 apo edhe gjysmën e importeve, fakti që monedha e tij kombëtare forcohet, e ndihmon, sepse qytetarët e atij vendi, paratë i kanë në monedhën e tyre kombëtare.
Edhe në rastin tonë, ne shqiptarët 955 e jona me lekë paguhemi vetëm rreth 60 mijë veta i kanë pagesat me euro. Ne si qytetarë na vjen mirë që monedha kombëtare të jetë e fortë, sepse ne me atë para kryejmë shpenzimet që kemi nevojë në jetën tonë. Në rast se kemi një kredi që e kemi marrë në Euro, e të ardhurat i kemi me Lek, sërish jemi më mirë.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së