Felaj: Edhe opozita ka qenë dakord që ligji për Komisionet Hetimore duhet riparë
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur se maxhoranca dhe opozita kanë qenë dakord që më herët që ligji për komisionet hetimore duhet riparë.
Komentet Felaj i bëri teksa ishte e ftuar në “Euronews Albania”, ku tha se Komisionet hetimore do i afrohen më shumë rolit të ri kushtetues me ligjin e ri dhe do të jenë instrumenta për të gjitha palët.
Ajo tha se kur të diskutohet në Komision projektligji i maxhorancës për Komisionet Hetomore, do të merren parasysh edhe propozimet e opozitës.
“Kemi depozituar që dje, kështu që ky projektligj do të ndjekë filtrin që kërkon rregullorja për çdo projekt-ligj të thjeshtë. Më herët Spaho dhe Tabaku kanë depozituar një draft të ngjashëm, për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore. Në momentin që do të diskutohet ligji ynë në Komision, do të merren parasysh edhe propozimet e opozitës.
Ftesa jonë është për këtë moment, që duket se është një moment final, pasi ne kemi pasur shumë kohë për të diskutuar për një draft final për këtë projektligj. Maxhoranca dhe opozita kemi qenë dakord që ligji për Komisionet Hetimore duhet riparë.
Vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve i është nënshtruar votimit edhe në seancën plenare pasuese dhe Kuvendi ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni Ad HOC me përbërje të barabartë të anëtarëve nga maxhoranca dhe opozita. Komisionet Hetimore do të jenë instrumenta për të gjitha palët. Sot jemi në maxhorancë, nesër mund të jemi opozitë”, është shprehur Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë