Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit
Kreu i FRPD, Besard Xhaferri tha në “Now me Erla Mëhillin” se në çështjen Beleri ka ndërhyrje politike, pasi betimi i tij duhet të ishte bërë në momentin e duhur.
Ndër të tjera, ai tregoi se ka pasur debate me kolegët grekë në të gjitha instancat europiane ku ka përfaqësuar PD-në apo Shqipërinë sepse ata tentonin të bënin rezolutë kundër Edi Ramës sepse po prisheshin disa prona të minoritetit grek në Himarë, ndërkohë që ato prona po prisheshin në gjithë Shqipërinë.
“Unë isha para dy muajsh në një kongres europian ku do të kalonte një rezolutë e politikanëve të rinj dhe kam luftuar që të hiqej fjala minoritet. A ka mundësi, jo vetëm për çështjen Beleri, po hajde gjejmë edhe ca çështje të tjera, në Tropojë, në Shkodër, në Korçë, ku cenohen të drejtat. Greqia gabon kur e personalizon këtë gjë vetëm si çështje kombëtare greke,” – u shpreh Xhaferri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qafoku: Çështja Beleri nuk mund të bëhet problem për integrimin e Shqipërisë
- Berisha: Belerin nuk e ndalojnë ligjet për të bërë betimin, por Rama
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë