Felaj fton live opozitën: Ejani të diskutojmë për komisionet hetimore!
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha në një intervistë për Euronews Albania se janë rrëzuar 3 komisione hetimore dhe arsyeja ka qenë sepse objekti ka dalë jashtë atyre parimeve që edhe Gjykata Kushtetuese ju sjell në vëmendje palëve që duhet t’i respektojnë.
Felaj përfitoi nga rasti për të ftuar opozitën për të diskutuar për komisionet hetimore, por gjithnjë duke ju përmbajtur ligjit.
“Kuvendi është organ ligjvënës, se është organi që përfaqëson pushtetin ligjvënës ai nuk ka epërsi ndaj organeve të tjera apo pushteteve të tjera dhe asnjë organ, asnjë pushtet nuk është ndërtuar që të ketë epërsi ndaj të tjerëve. Ky është sistemi demokratik që ne kemi të shpallur, të afirmuar, në Kushtetutën tonë dhe duhet t’i përmbahemi kësaj gjëje. Është kjo arsyeja se përse Kuvendi rast pas rasti nuk mund të shndërrohet në një organ kontrolli që kontrollon çdo procedurë, çdo vendimmarrje, çdo standard. Ai këtu del jashtë natyrës së vet. Një hetim parlamentar nuk mund të zëvendësojë një hetim penal dhe as të marrë tiparet e tij,” – u shpreh Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë