‘Fëmija u vra në breg të detit’, deputeti i PD-së tregon për tragjedinë në Himarë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi se ngjarja e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një mjet lundures, ishte shumë e rëndë, teksa vetë ai ndodhej shumë pranë aty.
Për “Euronews Albania”, Çollaku u shpreh se mjeti lundrues ishte shumë i fuqishëm dhe mbërriti në breg të detit, aty ku dhe përplasi fëmijën e mitur duke i shkaktuar vdekjen.
“Ngjan si një film horror. Ndodhesha pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Ishte një skaf i fuqishëm, mjet luksi. Mbërri në breg të detit, fëmija ishte një metër larg bregut të detit. Në moment, skafi mori disa njerëz dhe u nis për të shkuar diku tjetër. Në momentin që i dha gaz, helikat copëtuan kokën e 7-vjeçares.
Gomonia mbërriti në breg të detit, unë isha në çadër, isha larg gomones në distance gati më pak se 10 metra. Gomonia mbeti në breg të detit, fëmija u vra në breg të detit, asnjë metër larg bregut të detit në ujë. U bë një skenë horror, e papërshkrueshme”, theksoi ai.
Ngjarja e rëndë në Himarë u shkaktua nga shtetasi Arjan Tase, i cili drejtonte mjetin lundrues.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)