Fëmijët 4 orë para smartfonit, psikologia: Dëmton sytë e rrit rrezikun për depresion
Teknologjia po dominon gjithnjë e më shumë jetën e fëmijëve, duke u bërë kështu një nga faktorët më të fuqishëm të socializimit. Hulumtimet në Maqedoninë e Veriut tregojnë se fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç qëndrojnë rreth 4 orë në ditë përpara ekranit të vogël të një smartfoni apo tablete.
Ky fakt sjell shqetësime tek ta, si izolimi, mungesa e komunikimit me ambientin e jashtëm, irritim të syve po në disa raste edhe depresion.
Psikologia Hatixhe Sefa që drejton një qendër për shërbime psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë tregon se po shtohet numri i fëmijëve me probleme të ndryshme që duan trajtim më të gjatë.
“Kohën e fundit numri i fëmijëve prindërit e të cilëve kërkojnë ndihmë është më i madh sepse numri i fëmijëve që i kanë këto problematika është më i madh. Duke filluar që nga komunikimi verbal sepse fjalori i fëmijëve të cilët përdorin më shumë telefonin është më robotik, më pak gramatikor, nuk është një fjali e cila mund të quhet e plotë, prandaj në këto momente mund të ndodhë që jo vetëm të jetë pasojë e telefonit, por kjo e vështirëson edhe më shumë problemin gjuhësor, vonesën gjuhësore. Fëmijët fillojnë të flasin më vonë dhe paraqesin nevojën për trajtim individual”- u shpreh Hatixhe Sefa, psikologe.
Ajo shton se problemet me mbajtjen e vëmendjes, të mësuarit dhe përvetësimin e leximit dhe shkrimit fillestar mund t’i atribuohen kryesisht mungesës së qëndrimit me fëmijë të tjerë.
“Po ashtu edhe mossocializimi, qëndrimi, izolimi i fëmijëve në një skaj të dhomës, vetëm me telefonin, normalisht që e pengon atë që të dijë se si të luajë me fëmijët e tjetër, se si të zhvillojë një marrëdhënie, një ndërveprim me fëmijët e tjerë, dhe kjo gjithashtu kërkon një trajtim sa individual ashtu edhe grupor, sepse fëmijët në zhvillimin e tyre normal e kanë të patjetërsueshme që të luajnë, loja është pjesë e zhvillimit të tyre”- shtoi ajo.
Rreth 1 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që janë pyetur gjatë një ankete të Institutit për hulumtime politike në Shkup besojnë se interneti ka ndikim negativ në rritjen e fëmijëve. Thuajse 90 % e qytetarëve të anketuar theksojnë se duhet të kufizohet koha që fëmijët kalojnë në internet. Po ashtu kërkon që të ndalohen me ligj disa lojëra, rrjete sociale dhe aplikacione të dëmshme për fëmijët.
Apeli kryesor i psikologes është që prindërit të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët, ndërsa fëmijët të kenë sa më shumë kontakte me bashkëmoshatarët pasi duke trajtuar dhjetëra raste në ditë ka vërejtur se për disa fëmijë trajtimi po bëhet shumë vonë.
“Nëse ai vetëm përzgjedh që vetëm tia jep telefonin dhe ta le rehat prindin, ai nuk e ka mësuar fëmijën që ta bëjë një lojë dhe të ketë zhvillim të duhur”- tha ndër të tjera psikologia.
Por, jo gjithmonë interneti dhe teknologjia janë të dëmshme për fëmijët. Nëse përdoren me masë, për përmbajtje cilësore, mund të ndikojnë pozitivisht zhvillimin e mirë të fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit