‘Fëmijët e mi do izolohen’, flet nëna që u përlesh me pedofilin
7 Shtator 2022 |
18:47
Një rast pedofilie është denoncuar nga gazetarja Ornela Gace në rrjetet sociale.
Në një lidhje me emisionit ‘Sot’ në Euronews Albania një nga banoret e zonës ka rrëfyer se si është konfrontuar fizikisht me personin në fjalë pasi kishte bërë gjeste të pahijshme ndaj fëmijëve.
Ajo tha se personi në cilin e kishte parë edhe herë të tjera në lagje nisi të ta godiste pas reagimit të saj, duke iu drejtuar se nuk po bënte gjë të keqe.
Zonja tregoi se pas ngjarjes, ndihet e pasigurt për fëmijët e saj të cilët siç tha i shoqëron kudo, por pas kësaj ngjarjeje nuk do t’i lejojë më të dalin.
“Në momentin që do të futem në punë fëmijët e mi do izolohen”, thotë nëna që u përlesh me pedofilin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin