Fermerët me humbje: E shesin qepën me 18 lekë, më mirë të ikim të punojmë në Greqi
Fermerët e Korçës janë ankuar në emisionin “Goodmorning Albania” se pavarësisht investimeve të bëra, ata sërish po dalin me humbje.
Fermerët deklaruan se kilen e qepës detyrohen ta shesin te tregtari me 18 lekë kilogramin, sepse ndryshe produkti do mbetet pa u shitur.
E megjithëse e kanë ulur çmimin, ata thonë se sërish duhet të ulin sipërfaqen e mbjellë. Madje njëri prej tyre shton se më mirë për të është të punoj tre muaj në Greqi pasi nxjerr më shumë fitim se sa të vazhdoj punën si fermer.
“Unë sivjet bëra 96 kuintal. Kam 33 vjet që jam fermer i rregullt. Punojmë harxhojmë investojmë në pleh, helme në fushën punëtore dhe nuk del kostoja. Unë i kam shitur me 18 lekë të reja qepën dhe duhet ta ulë sipërfaqen sepse nuk kam leverdi. Më mirë të iki tre muaj në Greqi dhe dal më i fituar”, tha fermeri.
I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se me sa lekë e shesin tregtarët produktin e blerë prej tyre, fermeri është shprehur se e shesin diku te 30 lekë më shumë.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta