Festat e emigrantëve në Greqi, Edmond Guri: Po festohen ndryshe, jemi organizuar vetëm me familjet

25 Dhjetor 2020 | 17:26

Përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Greqi, Edmond Guri në një komunikim për Euronews Albania deklaroi se shqiptarët në vendin fqinj po i kalojnë festat e fundviti ndryshe nga vitet e tjera për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19.

“Ndryshe nga vitet e kaluara, por gjithsesi ne shqiptarët kemi ditur të përballojmë sfida edhe më të vështira edhe më të ashpra, edhe këtë rast kemi mundur të organizohemi për festime familjare, ashtu siç e parashikojnë dhe masat anti-pandemi,” – tha Guri duke pranuar se për shkak të pandemisë shumë emigrantë nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.

Guri tha se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme tashmë tradita e festimit të festave të fundvitit është thyer. Vetëm për festat e fundvitit në pikat kufitare gjatë viteve të shkuara kalonin 17 mijë deri në 24 mijë persona në ditë, shifra që sipas Gurit janë të pakrahasueshme me ato aktualet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026