Festivali i 41 i këngës arbëreshe/ 3 netë me muzikë shqiptare ndezin San Demetrion

14 Gusht 2023 | 20:22

Në San Demetrio, i njohur si Shën Mitri, në Kalabri, është mbajtur  edicioni i 41-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.

Ky festival është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore.

Për 3 net me radhë, në skenë kanë performuar 20 grupe e këngëtarë, jo vetëm arbëreshë por edhe nga trojet e tjera shqiptare.

“Jemi grupi shkëmbi nga Firmosa ka 35 një grup i vjetër këndojmë vet këngë të vjetra arbëreshe pa instrument pa asgjë vetëm me gojën tonë”- tha pjesëtari i një grupi.

Lideri i grupit, tregon se kënga e tyre i dedikohet shqiptarëve.

“Për këngën që bëra sot e dedikuar gjithë Shqipërisë, gjithë Arbërisë, “shqiponja e lirisë “është një këngë që ne na jep një forcë, fuqi dhe ku ne kemi akoma traditën”-tha ai.

Ata performuan jashtë skenës për mikrofonin e Euroneës Albania, një pjesë të këngës së tyre “Shqiponja e lirirsë”

Mes këngëtareve të ardhur nga trojet shqiptare ishte edhe Kristi Ndoja, e cila rrëfen se ka kënduar që fëmijë në Kalabri.

“Që e vogël kam ardhur këtu në festivalet e fëmijëve, pastaj kam ardhur 4 vite në festivalin e të rriturve, por këtë vit kam ardhur me një risi ndryshe, me një muzikë të lehtë jo me motive arbëreshe, ku përfaqësoj vendin tim”- theksoi Kristi Ndoja.

Edhe Kristi nuk mund të kalonte pa na emocionuar me performancën e saj live.

Greta Topjana San Demtrio është një provincë e cila ka një numër të konsiderueshëm të arbëreshëve, thuhet që janë rreth 3500 të cilët jetojnë në këtë bashki.

Muzika ka shërbyer edhe si një formë për trashëgiminë e gjuhës arbëreshe ndër breza.

Gruaja arbëreshe Flas arbëresh, flas shqip e kam përzier bashkë. Gjëja më e bukur e fëmijëve është se dhe pse ato nuk e flasin gjuhën këndojnë dhe vallëzojnë muzikën arbëreshe dhe kështu e mësojnë.

Po ashtu si gjuha, arbëreshët kanë trashëguar dhe veshjet që i japin edhe më shumë ngjyra festivalit, i cili lindi si ide në vitin 1980. Si një domosdoshmëri për të ruajtur dhe shtuar trashëgiminë e pasur muzikore të tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026