Filloi ‘RinOn’ në Euronews Albania, programi që vendos politikën përballë të rinjve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Filloi në “Euronews Albania” emisioni më i ri “RinOn”, i cili pason projektin e sezonit të kaluar “RinVote”, që erdhi në këtë ekran në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mjedisi ishte tema e parë, në një kohë kur ndryshimet klimatike janë shpallur emergjencë ndërkombëtare por në Shqipëri ndjeshmëria nuk duket e njëjtë.

Dy të rinjtë Diogjen Kolici dhe Eridjola Biba drejtuan pyetje ndaj zv/ministres së Mjedisit Ornela Çuçi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

- Advertisement -

Përfaqësuesja e mazhorancës shpjegoi cilët janë dy sektorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit.

“Dy probleme të mëdha kemi ne me ndotjen e ajrit që monitorojmë. Transporti dhe ndërtimi,” – deklaroi Çuçi.

Ndërsa deputetja e opozitës deklaroi se nga qeveria nuk është bërë asgjë për ta përmirësuar këtë tregues.

“Kjo qeveri fasadë që pretendon se ka bërë diçka për mjedisin, e ka bërë për t’u marrë atyre shëndetin. PD ka bërë propozimin për inceneratorët. Të luftojmë kundër aferave korruptive, reforma e parë,” – tha Ulliri.

Menaxhimi i mbetjeve ishte një tjetër çështje që ngjalli debat.

“Kemi bërë rrugë për në BE, por nuk menaxhojmë dot mbetjet. Pse masat e para dështuan,” – ishte kjo pyetja që ngriti Eridjola Biba.

“Ka ende problem me mbetjet, sepse vijmë nga një kulturë e mosmenaxhimit të mbetjeve dhe po punohet që ato të përfundojnë në një kosh dhe në një pikë fundore,” – u përgjigj zv. ministrja Çuçi.

Ndërkohë që deputetja Andia ulliri tha se ligjet ekzistojnë por nuk zbatohen.

Por a është gjetur balanca mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit?

Pyetjen e Diogjen Kolicit zv. ministrja e cilësoi ‘1 milion dollarësh.

“Duhet ruajtur natyra. Duhet përdorur një ekuilibër, ta mbrojmë Vjosën, apo ta shfrytëzojmë siç duhet, apo të rrimë pa drita dhe të kthehemi në epokën e gurit,” – komentoi Çuçi.

I konceptuar si një program që vendos politikën përballë të rinjve, “RinOn”, është një partneritet i Kongresit Rinor Shqiptar, fondacioneve Konrad Adenauer dhe Fridrisch Ebert, me televizionin Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Spahiu: Kosova s’është e pushtuar nga SHBA që Albini të kerkoj më shumë sovranitet.

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se amerikanët...

Spahiu: Lirimi i Tahirit, bast i humbur i SHBA-së për dënimin e peshqve të mëdhenj

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, kapet varka me 1 ton kokainë në Portugali

Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Jugut, drejt Evropës. Sipas asaj që shkruajnë se...

TË FUNDIT

Staroviç: Largimi i Policisë së Kosovës i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore...

Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×