Fjalët e Xhakës pas ndeshjes Zvicër-Serbi, shoku i tij zbulon detajet
Mario Cenolli, menaxher futbollistësh tregoi për Euronews Albania se ishte moment shumë emocionues kur takoi Granit Xhakën pasi ky i fundit veshi fanellën me mbiemrin Jashari pas mbarimit të ndeshjes Zvicër-Serbi.
Fjala e parë që futbollisti i tha pasi e takoi ishte “jam shumë i lodhur vëlla” e më pas përjetimi i gëzimit për një ndeshje që ishte shumë e rëndësishme.
Xherdan Shaqiri ishte po i njëjti që i bëri gol Serbisë edhe para 4 viteve, kështu që gëzimi ishte dyfish.
Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë u përshkrua me tensione, midis kapitenit të Zvicrës Xhaka, dhe lojtarëve të Serbisë që ishin në fushë, por dhe ata që ishin në bankën rezervë.
Zvicra arriti të eliminonte Serbinë nga Kupa e Botës, duke kaluar kështu fazën e grupeve, dhe tashmë do të përballet me Portugalinë më 6 dhjetor në rundin e eliminimeve direkte.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale