Flamuri i Kosovës shpaloset në Tiranë, tifozi: Kam ardhur nga Anglia për këtë ditë

20 Nëntor 2023 | 22:23

Në stadiumin Air Albania po luhet sfida mes Kombëtares kuqezi dhe ishujve Faroe e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Tifozeria e zjarrtë ka qenë pa dyshim lojtari i 12-të i kësaj ndeshjeje. Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë mbushur stadiumin dhe sheshet e qytetit për të kremtuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Gjermani.

Gazetarja Ortenca Budlla solli në emisionin Now pak nga atmosfera në sheshin Skënderbej ku qytetarë të shumtë janë mbledhur të shohin Kombëtaren përmes një ekrani të madh. Një prej tyre tregoi se kishte ardhur nga Anglia vetëm për këtë ditë.

“Nuk gjeta bileta dhe po e ndjek ndeshjen këtu. Do fitojmë të paktën 2-0, meritojmë të jemi në vendin e parë në grup”, tha ai mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026