Fluks turistësh në Vlorë: Plazhi i madh dhe klima e ngrohtë na pëlqyen shumë
Rritja e temperaturave dhe moti i qëndrueshëm pranveror kanë sjellë një fluks të shtuar turistësh vendas dhe të huaj në Vlorë, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet më të frekuentuara të kësaj periudhe.
Vizitorë nga Italia, Suedia dhe vende të tjera europiane kanë zgjedhur Vlorën për pushime disa-ditore, të tërhequr nga klima e ngrohtë, deti dhe peizazhi që ndërthur bregdetin me zonat malore përreth.
Turistët e huaj shprehen të impresionuar nga natyra dhe deti i qytetit, duke e cilësuar si një destinacion me potencial të madh turistik. Megjithatë, disa prej tyre theksojnë edhe nevojën për më shumë pastërti dhe organizim në disa zona turistike.
“Ky është një vend shumë i bukur, por mendojmë se ka nevojë për më shumë pastërti. Kemi qenë më parë në veri të Shqipërisë dhe tani po zbulojmë Vlorën, që na pëlqen shumë për plazhin e saj të madh”, thotë një prej tyre.
“Jemi mbërritur dje dhe ajo që kemi parë deri tani na ka lënë shumë mbresa. Plazhi është i mrekullueshëm dhe mezi presim të eksplorojmë më shumë”, thotë një turiste nga Suedia.
Ndërsa turistë të tjerë suedezë theksojnë se kanë zgjedhur këtë periudhë për shkak të motit të ngrohtë dhe pushimeve familjare, duke e cilësuar Vlorën si një destinacion relaksi.
Në qytet nuk mungojnë as pushuesit vendas, kryesisht nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, të cilët zgjedhin Vlorë për fundjava pranë detit. Disa prej tyre shprehen se madje kanë investuar duke blerë banesa në zonë, duke e kthyer qytetin në një destinacion të dytë banimi dhe pushimi.
Gjatë fundjavave, Vlorë vizitohet nga turistë nga shumë vende të botës, përfshirë Europën, Lindjen e Mesme, Azinë, Amerikën dhe Australinë, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të interesit për bregdetin shqiptar.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë