“Fola troç me Osmanin dhe Brnabiç”, Rama: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë më tutje
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek Samiti i mbajtur të mërkurën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij Rama tha se në samit kishe folur troç me kryeministren e Serbisë dhe presidenten e Kosovë lidhur me punën që duhet bërë nga të dyja palët për përmirësimin e raporteve dhe të vazhdojnë më tej në rrugën evropiane.
“Po ashtu i jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të republikës së Kosovës në tryezë dhe kryeministrit të Kosovës në mungesë, si edhe presidentit të Serbisë në mungesë me të njëjtën gjuhë troç, që Kosova nuk ka asnjë arsye mbi të gjitha ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë duke u sjellë siç është sjellë për një kohë të caktuar. Është humbje jo vetëm për Kosovën por dhe rajonin që e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë. Tani është koha që Kosova të vijojë më tutje e të ndërtojë qasjen me themelin e ri që ka vënë me hapin pozitiv duke pranuar, pas një kohe të gjatë por nuk ka më rëndësi kjo, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu i hap rrugë restaurimit të besimit të dëmtuar të miqve dhe aleatëve por dhe përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ardhmen e Kosovës”, tha mes të tjerash Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Çështjet bilaterale, larg negociatave me BE”,Rama: Me Greqinë do thellojmë miqësinë
Gazetari: Kurti më populist sesa Edi Rama, më i dashur nga të rinjtë
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës