FOTO| Ish-presidenti Thaçi shkon në Kosovë, zbulohet shkaku
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet këtë të hënë në Kosovë. Sipas mediave kosovare arsyeja që ish-presidenti ka lënë ambientet e qelisë në Hagë është marrja e lejes për të vizituar nënën e tij e cila ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi.
I shoqëruar nën masa të rrepta sugurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së ëmës.
Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes, shkruan KlanKosova.
Nëna e ish-presidentit ka pasur në trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë tashmë ndodhet në banesën e saj ku po vijon marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.
Vizita e Thaçit është vetëm një ditë dhe ai pritet të kthehet sërish në qelitë e paraburgimit në Hagë gjatë pasdites.

LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta