Fotografi: Më i vështirë për t’u fotografuar në samit ishte Vuçiç, rri i ngrirë
Fotografi Armando Babani thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte më i vështiri për t’u fotograguar, ndër personalitetet në samitin BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Babani u shpreh se Vuçiç ishte i ngrirë në lëvizje dhe mimikë.
“Meqë më përmende Vuçiçin, dikush më pyeti shoqërisht, më tha kush ishte personazhi më i thjeshtë për t’u fotografuar. I thashë, më i thjeshtë nuk mund të them, por mund të them më i vështiri. Vuçiç, edhe normalisht ndiqej më shumë nga të tjerët, ishte shumë i ngrirë.
Kur një personazh është shumë i ngrirë, ty të krijon shumë vështirësi për ta fotografuar. I ngrirë në gjithçka, në lëvizje në mimikë, ishte i ngrirë. Të tjerët ishin shumë më tepër të relaksuar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur