Franca do japë 6 muaj leje lindjeje për secilin nga prindërit
Franca ka shënuar rënie të lindjeve gjatë vitit që lamë pas. Për këtë qëllim presidenti Emanuel Macron ka prezantuar një plan të ri masash për të ndihmuar çiftet e reja.
6 muaj leje lindje për të dy prindërit. Është kjo masa më e re e njoftuar në Francë nga Presidenti Emmanuel Macron këtë të mërkurë, në kohën kur Instituti Kombëtar i Statistikave në një bilanc të bërë pasqyroi rënien e lindshmërisë.
Raporti i statistikave tregon për një rënie drastike të numrit të lindjeve për vitin që lam pas, ku më pak se 700 mijë foshnja kanë ardhur në jetë për vitin 2023.
Macron gjatë deklaratës së tij nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.”
Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”, ku motivet janë disa, por primare sipas tij mbetet infertiliteti.
Raporti i fundit pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës.
“Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë për rinisjen e lindjeve”, deklaroi presidenti francez.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës