Fronëzohet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
Është kryer fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti. Në ceremoninë e organizuar në Katedralen “Shën Dhimitri” në Mitropolinë e Beratit kanë qenë të pranishëm përfaqësues të komunuteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë ortodoks.
Mesha e shenjtë e fronëzimit të Mitropolitit të ri të Beratit, u kremtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Imzot Asti Bakallbashi u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit, Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Imzot Asti u zgjodh me unanimitet votash në 14 nëntor, disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut