Armeni, një fshat i vendosur rreth 20 km nga qyteti i Vlorës dhe pjesë e bashkisë Selenicë, është një shembull tipik i sfidave që përballen zonat rurale në Shqipëri. Dikur një vend i gjallë dhe plot energji, sot Armeni po përballet me pasojat e largimit masiv të të rinjve drejt emigracionit, në kërkim të mundësive më të mira ekonomike dhe një jete më të sigurt.
Në fshat kanë mbetur kryesisht banorët e moshës së tretë, të cilët përballen me mungesën e shërbimeve, shoqërisë dhe gjallërisë që dikur e karakterizonte këtë zonë.
Banorët e zonës nxjerrin në pah edhe arsyet e largimit të të rinjëve.
“Popullsia është reduktuar në mas të madhe kanë ikur te gjithë kanë ngelur moshat e treta deri diku kemi mbetur vetëm ne si mosha me e re. Mosha me e re ne fshat tani është 40 vjeç. Mosha me e re janë nxënësit e shkollës që janë një pakicë. Drejt emigrimit është çdo gjë këtu. Kanë humbur shpresat për gjithçka.”
“Çdo gjë negative derisa shteti e ka len çdo gjë për qejf te tija ca do ketë. Ca rinie kanë ik te tere, merrem me punë bujqësie, nuk ka pas dhe nuk ka për te pasur, tregtia po u be jashtë ti këtu brenda mbetesh zero se do prodhosh s’ke ku e çon.”
“Tani ka ndryshime po ajt se do rregullohen, aaa rini është një pakogje po s’ka me kanë ike jashtë ku do vene, ikim për një te ardhme. Ca vende pune ka këtu ndonjë bujqësi unë jam pensionist.”
Ky fenomen ka sjellë probleme sociale dhe ekonomike, duke bërë që Armeni të përballet me sfida të mëdha për të ruajtur identitetin e tij dhe për të mbajtur gjallë traditat e pasura që dikur e dallonin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papunësia dhe mungesa e investimeve shpopullon fshatin Perondi
- Manastiret e Luginës së Drinos, domosdoshmëri restaurimi dhe promovimi