FSHF: Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 14 maj në “Air Albania”

16 Prill 2024 | 10:24

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana-Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia-Egnatia në orën 18:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026