Kritika e Fundim Gjepalit: Në Shqipëri mishi ende pritet llokma-llokma
Fundim Gjepali, shef kuzhine tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se 75% e produkteve që përdor në restorantin e tij janë produkte shqiptare.
Sipas tij në Shqipëri ka probleme edhe me formën si pritet mishi apo si kultivohen perimet. Në këndvështrimin e tij është e rëndësishme të tregohemi pak më fin në këtë pjesë në mënyrë që dhe kuzhina shqiptare të jetë më e sofistikuar.
“Nuk duhet të kemi turp t’i themi gjërat. Mishi akoma nëpër lagje pritet me llokma, me copa. Ne jemi në një epokë tjetër, duhet të jemi më fin. Duhet të jemi më fin edhe në kultivimin e perimeve, mos të bëjmë vetëm një tip sallate se ajo ecën në treg, atë na kap syri dhe ai që shet fidanët të lagjja. Jo për çështje politike, por është i angazhuar goxha shteti në këto punë, thjesht është një proces i gjatë,” – u shpreh Gjepali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti