Fundjava sjell fluks automjetesh në hyrje të qytetit të Elbasanit
Fundjava ka sjellë fluks të shtuar të mjeteve në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Një situatë e tillë duket edhe gjatë ditëve të javës. Specialistët e trafikut gjykojnë se edhe fluksi i Tiranës në drejtim të jugut të vendit, por shfryhet në drejtim të Elbasanit për të evituar perëndimin e Tiranës që gjithashtu ka mbingarkesë të trafikut.
Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.
Këto punime, ka bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Korça drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t’u përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.
Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shoferi duhet të kalojë një kalvar të gjatë vuajtjesh. Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë mbi 4 orë kohë për një distancë rreth 160 km.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve