Fundjava sjell fluks në daljet nga Shqipëria në Kakavijë, 7231 persona në 24 orë
Dita e diel në doganën e Kakavijës ka regjistruar sërish një fluks të shtuar të këmbësorëve dhe automjeteve në daljet nga Shqipëria.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24-orëve të fundit janë përpunuar 11090 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 3859 në hyrje dhe 7231 në dalje, si dhe 3443 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1211 në hyrje dhe 2232 në dalje. Për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes, kryesisht gjatë paradites, drejtuesve të mjeteve ju është dashur të presin në radhë për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.
Policia Kufitare në Kakavije por edhe dogana greke kanë punuar me numër më të lartë sportelesh për të evituar radhët e gjata në kufi. Fundi i muajit gusht përkon me kthimin e bashkatdhetarëve tanë në Greqi pasi kaluan pushimet në vendlindje, duke bërë që fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës të vazhdojë jetë i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve