“Fushata zgjedhore në rrjetet sociale”, eksperti: Belind Këlliçi në disavantazh

27 Mars 2023 | 15:58

Eksperti i zgjedhjeve Aldo Merkoci tha se fushata zgjedhore tashmë ka nisur dhe se kandidatët kundërshtarë janë duke përdorur edhe rrjetet sociale për këtë qëllim.

Ai tha se mes dy kandidatëve të cilët kandiojnë për Tiranën, Belind Këlliçit dhe  Erjon Velisë, është Këlliçi ai që është më në disavantazh dhe që po përdor rrjetin social Tik Tok që të bëhet me i njohur për kryeqytetin.

“Media të ndryshme sociale aplikohen nga kandidatët për fokuse të ndryshme të shoqërisë, Facebook-u është për moshën më të madhe Tik Tok-u për moshën më të re, Instagrami i ka paksa të dyja, ndërsa Twitter-i është më profesional. Fushata qartazi ka filluar, të dyja palët janë të angazhuara me modalitetet e veta.

Kemi qartazi dy strategji të ndryshme se si po nxehin motorët se jemi dakord që nuk ka filluar në të gjithë potencialin e vetë maksimal fushata. Por dy palët kanë zgjedhur modalitete të ndryshme, arsyeja, mendoj se është edhe se dy palët kanë pikënisje të ndryshme. Belind Këlliçka ka një disavantazh që do ta rikuperoj e prandaj do të investohet kaq shumë në Tik Tok, që të njihet më shumë te votuesit e Tiranës”, tha për Euronews Albania, Aldo Merkoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024