Futbollist shqiptar në akademinë e PSG. Anersi Vaka rrëfen ëndrrën e tij…

6 Dhjetor 2023 | 17:30

Të luash në një skuadër evropiane është ëndrra e çdo të riu shqiptar që është rritur me pasionin për futbollin. Njëri prej tyre është Anersi Vaka, i cili është pjesë akademisë së PSG, në Francë, një ndër shkollat më të mira të futbollit në Evropë.

“Luaj me PSG në Francë, me moshat 18, prej fillimit të këtij viti. Ishte një ëndërr që e kam pasur që i  vogël. Synimi im i parë është që të luaj me moshat 19, sepse është mosha ku duket nëse një futbollist do ketë të ardhme apo jo”,-tha Anersi Vaka, futbollist.

17-vjeçari qëndroi për disa ditë në kryeqytet, aty ku po zhvillohen seleksionimet për skuadrat zinxhir të kombëtares. Falë kualiteteve të tij si sulmues, arriti të shkëlqente në paraqitjen testuese të tij.

“Unë për vete luajta pardje, bëra një ndeshje për një orë. Shënova një gol. Unë jam i lumtur për paraqitjen time, por e mira nuk ka fund”,-tha Anersi Vaka, futbollist.

Ashtu si çdo futbollist, synimi i Anersin është kombëtarja A, një ëndërr fëmijërie.

“Ëndrra e madhe është që luaj me kombëtaren A. Si çdo futbollist shqiptar ëndrra jonë është të luajmë me kombëtaren,  do jetë emocion i papërshkrueshëm”,-tha Vaka.

Anersi Vaka është pjesë e PSG U-18, i afruar në këtë ekip si një golashënues dhe lojtar premtues për të ardhmen e kësaj skuadre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026