Garë mes flakëve e aksidenteve/ Verstappen triumfon në Australi, Hamilton i dyti
Maks Verstappen ka triumfuar në garën e 3-të të sezonit të ri në Formula 1.
Piloti 25-vjeçar bëri një nisje jo të mirë, por në fund arriti ta përfundonte garën para të gjithëve. Në vendin e dytë u rendit Hamilton, ndërsa në të tretin Alonso.
Gara e Australisë rezultoi ‘e çmendur’, ku nuk munguan penalizimet dhe aksidentet. Që në nisje të garës, Verstappen u parakalua nga Russel e Hamilton, ndërsa më pas ishte Le Clerc i cili përplasi makinën Ferrari. Në xhiron e 18-të makina e Russel shpërtheu në flakë, ndërsa pas rinisjes Verstappen shkëlqeu.
Kur mbetën edhe 3 xhiro nga fundi i garës, një tjetër aksident u regjistrua, ku këtë herë ishte radha e Magnusen, duke sjellë një tjetër flamur të kuq. Në përfundim treshja e podiumit ishte Verstappen, Hamilton e Alonso, me 25-vjeçarin i cili regjistron fitoren e dytë në 3 gara të zhvilluara. Kujtojmë se gara e Arabisë Saudite u fitua nga Perez, ndërsa ajo e radhës është në Azerbajxhan.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë