Gazetari-avokatit të kompanisë “Ziko”: Pse DEA amerikane iu skedoi në vitin 2014?
Gazetari Eni Ferhati thotë se DEA amerikane ka skeduar që prej vitit 2014, kompaninë “Ziko SHA”, e cila transporton fruta ekzotike nga Amerika Latine, në kontejnerët e së cilës, në disa raste është kapur sasi kokaine.
Në emisionin “Review’ në Euronews Albania, Ferhati iu drejtua avokatit të kësaj kompanie, Ilir Qafa, duke u shprehur se kjo u faktua në një nga e-mailet e nxjerra nga hakerat iranianë të ish-Drejtorit të Policisë, Gledis Nano.
“Kam një pyetje shumë të drejpërdrejtë për avokatin si përfaqësues i kompanisë. Këta iranianët na kanë dëmtuar shumë me këtë sulmin kibernetik, por nxorrën në shesh disa informacione që për ne mediat apo për publikun mund të jenë të vlefshme. Në një nga këto e-maile të hakerimit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm, zbulohet në fakt se kompania Ziko SHA, ka qenë e diktuar edhe nga DEA amerikane, në një e-mail të vitit 2014.
Një përfaqësues i DEA-s amerikane i drejtohet policisë shqiptare për kompaninë “Ziko SHA”, e cila transporton fruta ekzotike nga Amerika Latine. Aty flitet edhe për bashkëpunimin ekësaj kompanie me kreun e një grupi kriminal që operon në zonën e Fierit. Dua të them që policia e ka zotëruar nga partnerët që kjo kompani është përfshirë direkt apo indirekt në këtë veprimtari, indicien e parë për ta hetuar, policia e ka pasur”, theksoi Ferhati.
“Nëse aktiviteti ka qenë i vërtetë, ka 8 vite që favorizohet kjo kompani apo ka 8 vite që i shpëton DEA-s amerikane. Është një aktivitet prej dekadash”, ishte përgjigja e avokatit Qafa.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë