Dyrnjaja: Beleri s’mund të ushtrojë funksionin, s’e lejon ligji i dekriminalizimit
Gazetari Denis Dyrnjaja ishte këtë të mërkurë në Euronews Albania ku tha se edhe nëse kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të arrijë të bëjë betimin, ai sërish nuk mund ta ushtrojë atë funksion pasi e ndalon ligji i dekriminalizimit.
Sipas Dyrnjasë, ka qenë që në fillim i gabuar kandidimi i Fredi Belerit, pasi ai ka qenë i dënuar më herët dhe ligji i dekriminalizimit e ka shumë të qartë që një person i dënuar në të shkuarën, nuk mund të ushtrojë funksione publike.
“Edhe nëse zoti Beleri për një moment shkon dhe bën dënimin, automatikisht është i shkarkuar sepse e kap ligji i dekriminalizimit. Ai është një person i dënuar më parë dhe ligji i dekriminalizimit sipas kodit që ne kemi në fuqi, e heq atë nga funksioni publik. Një person i cili ka pasur një dënim në të shkuarën nuk mund të ushtrojë funksione publike, është neni 2 i ligjit për dekriminalizimin.
Është gabim zgjedhja e zotit Beleri si kandidat fillimisht, pjesa tjetër që buron nga kjo është ‘nul’, është një kandidaturë, e cila edhe nëse do të merrte betimin edhe nëse do të merrte mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës, do duhet ta dorëzonte sepse ka një dënim të mëparshëm. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e dimë se çfarë ka qenë zoti Beleri në të kaluarën”,-tha Denis Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jam kërcënuar”- Avokati i Belerit për deklaratat e dëshmitarit: Vetëm gënjen
- Mitsotakis flet nga Tirana: Do t’i kërkoj Ramës betimin e Fredi Belerit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë