Gazetari Danglli: Medias në Shqipëri i mungon transparenca financiare
Gazetari i Euronews Albania, Andrea Danglli, është shprehur se medias në Shqipëri i mungon transparenca financiare.
Komentet Danglli i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, në Ditën Ndërkombëtare të Medias.
Ai tha gjithashtu se në vendin tonë mediat janë të lira, por janë të varura nga shumë gjëra, si nga financat apo lidhjet e pronarëve me politikanët dhe biznesmenët.
“Në këtë ditë është një raport i publikuar nga Reporterët pa Kufij që e rendisin Shqipërinë të fundit vend në rajon për lirinë e medias, duke humbur dy vende nga viti i kaluar. Kosova është akoma edhe më mirë, për të mos folur pastaj për Maqedoninë e Veriut që është vendi më i mirë i rajonit për lirinë e medias.
Është më mirë se Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Kemi humbur dy vende. Mjafton të marrësh në telefon për të pyetur sa të lirë dhe të pavarur janë dhe i konstaton me lehtësi sa të lirë dhe të pavarur janë. Në fakt gazetarët në Shqipëri janë të lirë, por janë të varur.
Janë të varur sepse është problemi i pronarëve, sesa i lidhur është një pronar me institucionet e bizneset. Në Shqipëri ka mungesë të theksuar transparence financiare. Në Shqipëri kemi shumë media dhe unë nuk besoj se ato mbijetojnë nga reklamat. Ky është një tregues shumë i madh për të kuptuar ku është situata e medias.
Unë mendoj se në Shqipëri më e dëmshme sesa censura është autocensura. Shumë gazetarë kanë një autocensurë ndaj vetëvetes së tyre. E dinë se deri ku shkojnë. E dinë se ku janë limitet, e dinë se për një material të caktuar bie telefoni. Ky është një problem shumë i madh. Autocensura është një lloj sëmundje le të themi”, tha Danglli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen