Gazetari: Dritan Rexhepi, marrëdhënie dhe me familjen presidenciale të Ekuadorit

14 Nëntor 2023 | 22:43

Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Stamboll si kreu i kartelit “Kompania Bello” dhe ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte marrëdhënie dhe me familjen presidenciale të Ekuadorit.

Rexhepi, i cili njihet si një nga vrasësit e parë me pagesë në Shqipëri, dyshohet se ka kryer vrasje edhe në Brazil e Ekuador.

“Dritan Rexhpi është nga ata lojtarë në trafikun e kokainës që krimi shqiptar e ka futur në kategorinë superiore. Nëse shqiptarët deri në periudhën kur Rexhepi mori drejtimin e ‘Kompania Bello’ punonin ose me italianë, ose me malazezët, ose me serbët, tashmë Dritan Rexhepi arriti të krijonte një kompani ku gërshetoheshin 14 grupe kriminale që merrnin përsipër gjithë procesin, që nga blerja e lëndës narkotike në Amerikën Latine deri në ardhjen e saj në tregjet e Bashkimit Europian,” – u shpreh Bushkolaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026