“Gazetari i Vitit”, Thimi Samarxhiu vlerësohet për raportimin nga fronti në Gaza

15 Dhjetor 2023 | 19:00

Në një ceremoni të organizuar në Elbasan,  gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu ka fituar çmimin “Gazetari i Vitit”.

Samarxhiu është nderuar për “kontributin në raportimin e drejtëpërdrejtë të ngjarjeve nga fronti i luftës në Gaza”. Ky është çmimi i dytë që gazetari i Euronews Albania vlerësohet gjatë këtij viti dhe padyshim që ndjehet i nderuar.

“Ishte një surprizë që Infoweb Media, Bashkia e Elbasanit, Këshilli i Qarkut Elbasan më përzgjidhën mua për gazetarin e vitit. Këtë kupë e kam  marrë unë,  ka emrin tim  por padyshim ka emrin edhe të  Olti Allmeta, operatorit me të cilin isha në Izdrael. Dhe padyshim i takon dhe gjithë stafit të Euroneës për ato ditë të vështira që kemi kakuar të gjithë. Është një vlerësim shumë i madh kur bëhet nga kolegë gazetarë dhe është nga çmimet më të bukura që mund të marrë një gazetarë”, tha Samarxhiu.

Në Elbasan, veç gazetarit të vitit në ceremoni u vlerësuan edhe figura dhe personazhe te njohura nw shkallw vendi, dhe jo vetem. Nevila Nika u vlerësua si “Historiania e Vitit”, Kim Mehmeti u vlerësua si “Publicisti i Vitit”, Kreshnik Ajazi dhe figura të tjera të cilat kanë spikatur me punën e tyre.

“Të them të vërtetën gjithmonë kur të vlerësojnë mbetesh pa fjalë për ta shprehur. Për mua ka qenë një befasi, një befasi që më ka dhënë gëzim, sepse me vjen nga Elbasani. 00:54  Është një vlerësim për gjithë rrugëtimin që  ke bërë, profesional dhe njerzor, dhe kur të vjen një mirënjohje e tillë është jashtëzakonisht domethenëse”, tha Nevila Nika.

“Ju gënjejnë ata që thonë se çmimet nuk kanë rëndësi për atë, normalisht ne të gjithë jemi njerez, dhe duam të jemi të respektuar dhe që të tjerët të na vlerësojnë. Por mbi të gjitha njëriu duhet të jetojë ne paqe me veten, duhet të bëj atë që di të bëj më së miri. Dhe ti bëj gjërat jo se do të tjerët ti japjn çmime por sepse si i tillë i pëlqen vetëvetes. Por normalisht kur vjen puna që të tjerët ju vlerësojnë, dhe se aty kupton që nuk jeni i mirë vetëm pët veteveten  por edhe për të tjerët, ajo është diçka që njëriun e ban të ndjehet i lumtur”, tha publicisti Kim Mehmeti.

“Një vlerësim i tillë ju bën të punoni më tepër?  Ishte një vlerësim shumë i madh, një vlerësim që sikundër e thash në fjalën time nuk ishte vetëm për mua por edhe për institucionin që unë përfaqësoj. Vlerësimi ka një vlerë të shtuar kur e sheh që vlerësohesh që vlerësohesh nga entitete vendore, pra kur sheh dhe konstaton që puna jote personale por edhe institucionit që ti drejton afekton në jetën,  rendin dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisw sw Elbasanit.

Në këtë event u vlerësuan edhe figura të tjera të rëndësishme me motivacionin e parimit të vlerave në shumë drejtime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026