Gazetari: KFOR mund ta gjejë shumë lehtë ku ndodhi rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës
Policia e Kosovës deklaroi dje se tre pjesëtarë të policisë kufitare të saj u rrëmbyen nga forcat serbe në veri në zonën kufitare me Serbinë.
Në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, duken forcat e xhandarmërisë serbe të armatosur dhe me maska që shoqërojnë 3 policët, të cilëve u ishin lidhur duart nga prapa me pranga.
Gazetari Muharrem Kafexhiu tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se KFOR është në gjendje ta gjejë shumë lehtë ku ndodhi rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës.
“KFOR s’mund të japë deklarata të shpejta, ajo që është e rëndësishme KFOR janë në pritje të informatave shtesë. KFOR ka mundësi që të gjejë se ku ka ndodhur rrëmbimi. Edhe falë teknologjisë mund ta gjejë ku ka ndodhur dhe ku kanë kaluar ato makina. Sot gjatë ditës priten deklarata më konkrete. KFOR nuk mund t’i ikë kësaj situate”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:20 Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër