Gazetari Krasniqi: Familja e Naim Murselit nuk u lejua në rivarrimin e Liridonës
Dje është zhvarrosur nga fshati Cermjan trupi i Liridona Ademajt dhe me kërkesë të familjarëve, rivarrimi u bë në Rracaj të Gjakovës. Të afërmit por edhe shumë dashamirës dhe qytetarë të Kosovës ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në një intervistë për gazetarin Vullnet Krasniqi, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli e dënoi ashpër krimin dhe u shpreh se po ta dinte do e vriste vetë djalin me duart e tij.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania gazetari Krasniqi tregoi se familja e Naim Murselit nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në rivarrimin e Liridonës në fshatin e saj të lindjes.
“Me familjen e Liridonës nuk njihem për shkak të Naimit, njihem që 50 vjet se jemi miq, dhe nuk kam pasur fytyrë të dalë përballë. Dje u kam çuar një mesazh nëse mund të marr pjesë në rivarrim dhe nuk më ka pranuar”, ka thënë babai i Naim Murselit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë