Gazetari: Pse SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtruan Lulzim Bashën

17 Janar 2024 | 22:21

Gazetari Romir Saraçi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se “zgjimi” i ambasadave për të përgënjeshtuar deklaratat e Lulzim Bashës është disi i panevojshëm.

Ai tha se politika shqiptare është në këtë situatë pasi shpesh herë ambasadat “kanë mbyllur një sy ose një vesh” për qeverinë.

“Reagimet ishin nga ato herët e para ose të radha, që të reagojnë në unison përfaqësuesit ndërkombëtar për deklaratat e një politikani.  Ambasadat kanë marrë përsipër të përgënjeshtrojnë ato qëndrime të artikuluara publikisht nga zoti Basha. Sepse flasim për këtë lojën e reformës zgjedhore.

Do, bëhet , si do bëhet, të mos i vishet përgjegjësia faktorit ndërkombëtar të cilët normalisht që për vendin e tyre nuk e duan këtë situatë dhe këtë gjë, ndaj nuk mund ta konfirmojnë as për ne. Mua më duket një “zgjim i panevojshëm” i ambasadave.

Ne në këtë situatë jemi sepse presioni ndërkombëtar, karshi qeverisjes sonë ka qenë minimalist dhe ëhstë mbyllur një sy apo një vesh”,-tha Saraçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026