Gazetari tregon historinë e shqiptarit: Ishin 67 veta në gomone, pagoi 2500 paund
Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se dikur udhëtimi me gomone drejt Anglisë ka kushtuar deri në 5000 paund, ndërsa sot çmimi shkon deri në 2500 paund.
Sipas tij çmimi është ulur sepse në gomone futen më shumë njerëz.
“Unë kam pasur kontakt me një djalë, sepse shumë shqiptarë kanë ikur këtë verë, kanë zgjedhur gomonet. Ai para 3 apo 4 ditësh ka arritur të shkojë në Angli. Kishte paguar 2500 paund, por më deklaroi se në gomone kanë qenë 67 persona. Ne kemi qenë 57, këtë vit 10 më shumë. Absolutisht jashtë limitit të gomones sepse gomonet mbajnë 15-17 persona. Njerëzit nuk kanë hapësirë për të qëndruar brenda gomones, por qëndrojnë anash saj,” – u shpreh Harlicaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh