Gazetari zbulon lidhjet e Drake me shqiptarët: Klipin e xhiroi në detin Adriatik

30 Nëntor 2023 | 16:14

Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

Gazetari Andi Vrapi tha se askush nuk e priste këtë videoklip. Ai tha se gëzimi i fillimit ishte kur Drake përmendi Prishtinën, por një klip i tëri i bazuar te simbolet tona ishte padyshim një surprizë e bukur.

“Kur është dëgjuar kënga, sensacion në rrjetet sociale u bë fakti që ai përmendi Prishtinën, por kjo ishte tjetër nivel sepse përveçse shfaqet shqiponja dy krenare dhe ai është gjithë kohën i veshur me simbolet shqiptare, i gjithë videoklipi supozohet të jetë i xhiruar në detin Adriatik, prandaj e afron akoma më tepër me Shqipërinë. Unë në fakt sigurisht u surprizova, por ishte pak e pritshme sepse Drake është treguar gjithmonë shumë i afërt me vajzat shqiptare, edhe me Dua Lipën, dhe me Rita Orën,” – u shpreh Vrapi.

Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike.

Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024