Gazetarja: Kush ishte këshilltarja kyç e Berluskonit, i dha Ok të hynte në politikë
Keda Kaceli, anëtare e forumit “Forza Italia” ishte këtë të hënë e ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku tregoi edhe arsyen se përse Berlusconi ka shprehur dëshirën që pas vdekjes të prehet në Ancore.
ajo tregoi se në atë vend ai ka varrin e familjes së tij e për më tepër atje prehet edhe nëna e tij, Roza, me të cilën ai kishte një marrëdhënie tejet të veçantë, pasi sipas Kacelit, ka qenë pikërisht ajo që e shtynte Berlusconin në marrjen e vendimeve të vështira.
“Aty ai ka bërë një kript për familjen, ka varrin e familjarëve, ka varrin e nënës, që ishte shumë e rëndësishme për të. Figura e nëna Rozës ka qenë një figurë kryesore, thelbësore për jetën e Berlusconit dhe ka pasur një rënie personale nga humbja e mama Rozës që ishte këshilltarja e tij më e madhe.
Ai nuk bënte asgjë pa u këshilluar me të. Edhe kur u fut në fushën politike ja dha ajo “ok”. ajo i tha nëse ti këtë gjë e do bëje. ai, duke qenë se mama Roza i donte shumë trëndafilat, ai i ka kushtuar asaj një altar pikërisht në Arcore, ku do prehet edhe presidenti që do na mungojë aq shumë”,-tha Kaceli.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur këtë të hënë, 12 shkurt, në moshën 86-vjeçare. Manjati i medias, udhëhoqi tre qeveri italiane midis viteve 1994 dhe 2011. Partia e tij Forza Italia është një partnere e vogël në koalicionin aktual qeverisës. Ish-kryeministri vuante prej kohësh nga sëmundja e leuçemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh