Gazment Bardhi ftesë publike grupit të Berishës: Zgjidhja si mund ta mundim Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike grupit të Sali Berishës për t’u bashkuar.
“Unë nuk mendoj as që jam shumica, as që jam pakica, nuk e fus veten te ky lloj diskutimi. Ajo që unë po them është që ne kemi një problematikë në Partinë Demokratike që është kthyer tashmë dhe në një çështje gjyqësore e cila do të duhet të marrë zgjidhje edhe për faktin që grushtet institucionale brenda partive nuk mund të kthehen në model në një demokraci funksionale,” – u shpreh Bardhi.
Ai tha në “Now me Erla Mëhillin” se e vetmja kërkesë që ai ka prej 6 muajsh është ta lënë konfliktin brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund të shkojnë me statut dhe me vulë për të mundur Edi Ramën.
“Nuk mundet Edi Rama nëse ka tre vija më shumë apo tre vija më pak, por sigurisht që mundet nëse ke tre njerëz më shumë apo tre njerëz më pak,” – theksoi deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet