“Gëlojnë familjet mafioze”- Dervishi: Çfarë na mësoi ngjarja e Fushë-Krujës

8 Korrik 2023 | 22:01

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se sherri masiv mes fiseve Maja e Rraja, tregoi se këto të fundit kanë pushtetin në  Krujë.

Në  një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se në Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit.

“Kjo është  një ngjarje shumë e madhe, pra nuk ka lidhje  me zinxhirin e krimeve që ndodhin përditë në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndë. Për mua kjo është një situatë e paracaktuar, pra të mbledhësh frytet e investimit që ke bërë. U nda pushteti me krimin. Fatmirësisht u filmua. Kjo ngjarje tregoi se politika është e ndarë nga krimi. Të gjithë i njihnin Rrajat, kjo ngjarje vërtetoi se ata kishin pushtetin në Krujë, të cilin ua dha politika. Rama ia vërtetoi popullit se pushteti është ndarë me krimin. Nëpër Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit. Më pas ata grumbullojnë vota dhe mbajnë në pushtet këto që janë”- tha Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026