Gerti Bogdani: Ti po i thyen kockat fëmijës 3-vjeçar, do që të menaxhosh afrikanët?!

8 Nëntor 2023 | 08:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani tha se nuk është kundër strehimit të emigrantëve që do të sjellë Italia për çështje racizmi, por prej frikës se shteti nuk do të mund t’i përballojë.

Ai solli në vëmendje rastin e 3-vjeçares e cila theu këmbën në kopsht, ndërsa edukatorja e kishte goditur vazhdimisht me vizore. Sipas Bogdanit, nëse një shtet nuk mban dot përgjegjësi për një fëmijë, nuk do të ketë mundësi të menaxhojë, mbrojë apo mbajë në kontroll 3 mijë afrikanë.

“Nuk është çështje racizmi, por çështje arrogance që kryeministri zgjedh të flasë italisht, shqiptarët e marrin vesh lajmin italisht, pra nuk i flet qytetarëve të vet. Po e përdor Shqipërinë si plaçkën e vet dhe për interesat e veta në këtë rast, nuk pyeten shqiptarët për interesat e veta dhe nuk i ke kapacitetet për ta menaxhuar një gjë të tillë. Një nga gjërat që i nxori njerëzit në shesh, fillimisht kanë qenë vetëm 17 veta ditën e parë të protestës, pastaj u bënë me mijëra derisa u detyrua Rama të thoshte jo. Ishte frika sepse nuk i ke kapacitetet menaxhuese. Ti ke një shtet që dështon, dhe kjo është temë komplet tjetër, por është shumë shqetësuese, kur i thyehet kocka e kofshës një fëmije 3 vjeç në kopsht dhe edukatorja jo vetëm që nuk e qetëson e të lajmërojë prindin, por e rreh dhe ke drejtoreshën që të mbulon krimin, ke mjekun ligjor në spital që të mbulon krimin, ke OPGJ-në që nuk e ndjek krimin, ke shefin e krimit të komisariatit që nuk e heton krimin, por përpiqet ta mbulojë krimin. Kur ty të mbulojnë këtë, jetën e një fëmije 3-vjeçare, një shtet që nuk mbron jetën e fëmijës së vet do mbrojë 3 mijë afrikanë. Nuk është çështje racizmi, është çështje frike sepse ke një shtet kartoni sot në Shqipëri,” – u shpreh Bogdani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026