Gjermania bën autokritikë, panzerat triumfojnë ndaj Francës
Pas largimit të Hansi Flick, Gjermania ka arritur të gjejë fitoren e parë në një miqësore, ndërsa 5 përballjet e mëparshme ishin mbyllur me rezultate negative. Në Dortmund, panzerat triumfuan 2-1 ndaj Francës, duke bërë një autokritikë për paraqitjet e mëparshme. Përpara 61 mijë të pranishmëve, gjermanët zhvilluan një ndeshje jo perfekte, por me diferenca dukshëm nga ato të mëparshmet duke ngritur madje dhe dyshime.
Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 4-ët, me vendësit që e mbyllën fraksionin e parë në avantazh. Trikolorët vijuan sulmet e njëpasnjëshme, por e patën të pamundur të barazojnë, ndërsa 3 minuta para fundit ishte Leroy Sane ai që dyfishoi rezultatin. Një 11 metërsh në minutën e 89’ do të ekzekutohej saktë nga Griezmann, që mposhti Ter Stegen. Gjatë 90 minutave, loja foli më tepër për gjelat, por loja defensive e Gjermanisë dha rezultat, ndërsa Vëler mori fitoren e parë, si trajner i përkohshëm.
Në mediat gjermane ka pasur reagim të menjëhershëm për këtë përballje, duke ngritur dyshime se rezultatet e mëparshme të Gjermanisë ishin të qëllimshme. Sipas tyre thuhet se arsyeja ishte Hansi Flick, i cili kishte sjellë një atmosferë jopozitive dhe përcarëse në grupin e futbollistëve. Menjëherë pas largimit të tij, u pasqyrua një lojë më pozitive tek panzerat, të cilët janë vendi pritës i Euro 2024. Me lukasin e organizatorit, kanë të drejtë që të gjitha përballjet ti zhvillojnë në kuadrin e miqësoreve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emigrantët dërguan 444 mln euro, fluks i madh nga Gjermania e Anglia
- I përjashtuar nga kombëtarja, Gjermania rikthen kampionin e botës
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë