Gjermania me kancelar të ri, analisti: Çfarë politikash do ndjekë Friedrich Merz

24 Shkurt 2025 | 10:59

Friedrich Merz do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi në zgjedhjet a mbajtura një ditë më parë (23.02.2025)  ai arriti të siguronte shumicën e votave.

Analisti Zejnullah Jakupi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur mbi zgjedhjet e mbajtura në Gjemani.

“Humbja e simpatisë ndaj Scholz bëri që shumica të kishin besim te partitë konservatore. Partia e udhëhequr nga Olaf Scholz nuk është parë më e aftë për të  udhëhequr pasi u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë po besojnë se Merz është një koalicion i sigurt, pavarësisht se nuk do bëjë mrekullira, por do të ketë stabilitet. Ndoshta duhet të ketë bisedime sa i përket energjisë, a do të hiqet dorë nga termocentralet bërthamore, sepse në këtë aspekt SPD po përshtatet diku , pasi prodhimi i energjisë alternative më tepër ishte ide e parti e gjelbër. Mendoj se do të ketë një bashkim të tre subjekteve dhe nuk mendoj se do të ketë një rezultat tjetër”,-tha analisti Jakupi.

Sipas Jakupit ndonëse ende nuk është rezultati përfundimtar, nuk pritet të ketë ndryshime nëse fomrohet kolaicioni CDU/CSU dhe SPD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026