Gjiknuri analizon Kodin e ri Zgjedhor: Me hapjen e listave janë në lojë 40 mandate

26 Korrik 2024 | 13:21

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, forcat politike mbajtën diskutime në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor që pritet të kalojë në votim.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se Kodi i Ri Zgjedhor, përmbush të gjitha kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit.

“Kodi Zgjedhor që miratojmë sot zgjidh në mënyrë shteruese të gjitha boshllëqet e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Projekti i propozuar me një qasje liberale propozon që çdo shtetas shqiptar që për një arsye pune, shërbimi, apo çfarëdolloj arsyeje jeton për një kohë të gjatë jashtë vendit mund të regjistrohet dhe voton në zgjedhjet e vitit 2025. Zgjedhësi do të regjistrohet në listë të veçantë që administrohet nga KQZ në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile”, tha Gjiknuri.

Duke u ndalur tek akuzat se marrëveshja zgjedhore nuk i hap listat, Gjiknuri theksoi se “miti i mbylljes së konkurrencës bie nga shifrat dhe përllogaritjet e bëra”.

Ai tha se me kodin e ri janë në lojë 40 mandate të cilat do të përcaktohen nga qytetarët, më shumë dhe nëse listat do të ishin të hapura.

“Edhe sikur të kemi listat 100%, e dini sa mandate do të ndryshonin në renditje, referuar rezultatit të 2021? Vetëm 34 mandate dhe nuk do kishim garanci për kuotat gjinore. Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate”, tha Gjiknuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026