Gjirokastër, zgjatet orari i vizitave në monumente për shkak të fluksit turistik

10 Maj 2026 | 18:56

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve në Gjirokastër ka sjellë zgjatjen e orarit të vizitueshmërisë së monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytet.

Nga muaji maj deri në fund të tetorit, Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë nga ora 09:00 deri në 19:00, duke ofruar më shumë fleksibilitet për turistët vendas dhe të huaj.

Drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, tha se ky vendim vjen si përgjigje ndaj rritjes së kërkesës:

“Zgjatja e orarit në sitet me biletari, si Kalaja e Gjirokastrës dhe Antigonea, do të sjellë më shumë komfort për vizitorët dhe pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të tyre.”

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm Kalaja e Gjirokastrës ka pritur rreth 35 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Në total, zona ka kaluar mbi 40 mijë turistë.

Përveç Gjirokastrës dhe Antigonesë, rritje vizitorësh është shënuar edhe në Adrianopojë, Kalanë e Libohovës, Kishën e Labovës së Kryqit, si dhe në disa monumente në Përmet dhe Tepelenë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026