Gjirokastra bëhet kryeqendra e shahut, 200 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova

18 Nëntor 2025 | 17:46

Për rreth një javë, qyteti i Gjirokastrës është kthyer në kryeqendrën e shahut në Shqipëri, duke pritur 200 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova.

Eventi ka tërhequr shumë interes, duke përfshirë një sërë disiplinash të ndryshme të shahut ku pjesëmarrësit mund të garojnë.

Një nga arsyet kryesore të këtij organizimi është sensibilizimi për largimin e të rinjve nga pajisjet elektronike.

“Është një Festival Kampionatesh, ndërkohë që më shumë se gjysma e kampionateve zhvillohen në të njëjtën kohë në Gjirokastër. Këtu do të zhvillohen Kampionati Kombëtar i Meshkujve, Kampionati Kombëtar i Femrave, Kampionati Mbarëkombëtar Blitz dhe Rapid, një konkurs për nxënësit e shkollave të Gjirokastrës si dhe një simultane shahu me mjeshtrit më të shquar të këtij sporti”, thotë Kristaq Andoni.

“Sportistët nga Kosova dhe shahistët janë gjithmonë të prirur për të marrë pjesë në turne si ky mbarëkombëtar që mbahet në Gjirokastër, dhe me siguri do të jenë prezent gjatë gjithë fundjavës”, thotë Fatmir Gërguri.

“U kënaqa që shahu merr përmasa të tilla që afrojë fëmijët dhe dashamirësit e shahut nga rrethet e ndryshme. Për katërtin vit radhazi, kampionatet ekipore zhvillohen në qytete të ndryshme si Sarandë, Vlorë, dhe tani Gjirokastër. Më pëlqen shumë kjo lloj shtrirje”, thotë kampionia kombëtare në shah, Eglantina Shabanaj.

“Është një gjë e bukur për gjithë Gjirokastrën që arritëm të sjellim Kampionatin e Shahut Kombëtar këtu. Është një festë për qytetin tonë”, thotë shahisti Armando Çani

Gjirokastra ka qenë gjithmonë një qytet i apasionuar pas shahut, duke nxjerrë ndër vite figura të spikatura dhe kampionë të njohur në këtë sport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026