GJKKO dënon me 7 vjet ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, s’do bëjë asnjë ditë burg

20 Tetor 2025 | 12:13

GJKKO dënoi me 7 vite burg për pastrim parash kryer ne bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës Rajmonda Dashi.

Për shkak te gjykimit te shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg.

Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.

Rajmonda Dashi u shpall fajtore për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me rreth 22 vite burg 3 të pandehurit e tjerë Besjan Ramaj, Leonard Ramaj (vëllezër) dhe Ardjan Malasi të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e “Grupi i strukturuar kriminal”.

Dy vëllezërit dyshohet se me ndihmën e ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi dhe biznesmenit Ardian Malasi, kishin ndërtuar një skemë të pastrimit të parave të drogës përmes investimit në pasuri të paluajtshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026